Shpëtim Ziza është një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, e cila tronditi mbarë opinionin publik.
Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh.
Nëna e Shpëtim Zizës ka deklaruar për Fax News se prej katër muajsh djali i saj është izoluar në burgun e Fushë-Krujës ndërkohë që i ka vënë flakën qelisë së tij duke tentuat të djeg edhe veten.
Sipas saj i dënuari me burgim të përjetshëm ndodhet në QSUT në pavionin për të burgosurit dhe po merr ndihmën mjekësore.
Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të Fax News, nëna e Shpëtim Zizës tha se i biri ndodhet në spital pasi dogji qelinë dhe veten. Melita Ziza tha se ai ka qenë në burgun e Zaharisë më përpara por prej katër muajsh është transferuar në Fushë-Krujë. E ëma thotë se nuk din asgjë lidhur me situatën shëndetësore të të birit momentalisht. “Djali nuk ndihej mirë, nuk e vizitonim shpesh. Djali është sëmurë, ka problem me shikimin. Nuk është hera e parë që dëmton veten në burg, e ka bërë edhe para disa vitesh në burgun e Zaharisë”, tha ajo.
Kujtojmë se 10-vjeçari Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i tij u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë 5 ditë pas nzhdukjes. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, nga Peshkopia.
Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)