Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka ironizuar në distancë kryetarin aktual të Bashkisë, Dritan Lelin duke shfrytëzuar përmbytjen që pësoi qyteti bregdetar gjatë reshjeve të shiut (lexo ketu).
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Gjika shkruan se sot ka mësuar se në Vlorë sipas tij, “ “struci” fsheh kokën dhe njërr b*thën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë”.
Më tej Gjika shkruan se, zanati ose mësohet vitin e parë ose në të kundërt sipas tij nuk bëhesh dot usta por sipas tij mbetesh çirak edhe pot ë mbajtën në punë për 4 vite të tjera.
Postimi i plotë:
Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë ?!
Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera ?
(F.GJ/FAXWEB.AL)