Ndërkohë që sapo ka nxjerrë këngën e saj më të re Luana Vjollca, ka rimarrë sërish vëmendjen e fansave të saj.
Në fakt ajo që të bënë më shumë përshtypje nuk është vetëm bashkëpunimi i saj me Danin, por edhe pamja e saj e jashtëme sesa ka ndryshuar përgjatë 5 viteve që nga publikimi i këngës së saj “Luanët”.
Kohët e fundit biondja e njohur e ekranit, është komentuar gjithnjë e më shumë për format e saj trupore shumë seksi, si dhe për ndërhyrjet kirurgjikale për përmirësimin e tyre dhe të tipareve në fytyrë, për të cilat Luana është shprehur se nuk janë aspak të vërteta.
Sipas saj e gjithë pamja që ajo ka është natyrale, dhe se është si rezultat i disa kileve të shtuara, të cilat e kanë ndihmuar që të rrumbullakoset, por natyrisht sipas saj edhe palestra ka bërë punën e vetë.
Mirëpo nëse shohim me vëmendje klipin e këngës së saj “Luanët”, ajo duket shumë ndryshe… me të pasme e gjoks të vogël, e me buzë të holla, ndryshim ky mjaft i dukshëm me pamjen që bukuroshja ka sot.
Megjithatë, pavarësisht të gjithave, ajo që nuk “hidhet poshtë”, është fakti që sot Luana është një ndër femrat më seksi.
Discussion about this post