13:30 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Edi Rama ka rënë dakord të japë dorëheqjen”, provokon Nikoll Lesi: Burime serioze tregojnë se…(Çfarë e pengon)

11:00 | 06/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Nga gazetar në një ‘star”, Lesi parashikon të ardhmen e Ramës: Eshtë çështje kohe, por ka filluar…

Një javë para protestës masive kombëtare të 11 Majit, tashmë mediat kanë nisur të japin dhe skenaret e asaj që do të ndodhë.

Në gazetën Koha Jonë, të gazetarit Nikoll Lesi ka qenë sot si lajm kryesor, ai që kryeministri Rama nuk e do destabilizimin e vendit, por që sondazhet e nxjerrin humbëse PS-në dhe kjo bën që ai të kërkojë shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

‘’Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmenduar Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët”, thuhet mes të tjerave në shkrim.

Shkrimi i plotë në Koha Jonë:

Edi Rama nuk është ai që portretizojnë opozita dhe mediat shumë kritike ndaj tij. Edi Rama nuk e do destabilitetin e vendit më 30 qershor, pasi ai më shumë se të gjithë rrezikon gjithçka.

Edi Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mundësisht të jenë në një ditë dhe ato vendore. Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmenduar Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët. Ai ka përmenduar se nuk do të bjerë në humnerë si Fatos Nano në vitin 2005, kur gjatë vitit 2004 opozita e dërmoi me protesta dhe demonstrata, pavarësisht se përdori policinë dhe grupet kriminale.

Edi Rama i di të gjitha, ai nuk është për përplasje civile. Ai e do Atdheun, e do edhe veten e tij!

Por për dreq, ai ka sondazhet mbi tavolinë nga disa linja, të tijat dhe të huaja, ku sondazhet e nxjerrin humbës PS-në. Ai e di se përveç Vlorës dhe Beratit e deri diku Gjirokastrës, në asnjë qark nuk është parti e parë. PS-ja rrezikon edhe Tiranën. Të mos jetë Erion Veliaj, krejt qarku Tiranës ikën në duart e opozitës. Nëse fitohet Bashkia e Tiranës, me zgjedhje konkuruese korrekte, mbetet meritë krejt personale e Erion Veliajt, sepse kuotat politike të PS-së janë në rënie. Duke mos harruar se kolpot bashkia e kryeqytetit i merr nga keqqeverisja qendrore si dhe nga grupi Sajmir Tahirit, i cili lufton kundër punës së Veliajt.

Pra Edi Rama nuk do sherrnajë më 30 qershor, nuk do që protestuesit të marrin mbi 100 mijë veta rrugën për në Surrel që të vizitojnë ograjat kryeministrore.

Por Rama ka shqetësim se nuk fiton zgjedhjet dhe ky është problem i madh.

Ndaj po mendohet Edi Rama! Mos e sikletosni edhe ca ditë, ai nuk do luftë civile. Ai nuk është diktator, sepse e di mirë fundin e diktatorëve.

Lëreni t’i thërrasë arsyes!

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaNikoll Lesi
Pas

PD i përgjigjet Hajdarit dhe Gjiknurit, nuk çon përfaqësues në komisionin për Reformën Zgjedhore

Para

Emrat/ Humb jetën efektivja e Forcave të Armatosura, plagosen dy të tjerë

Para
Ushtarët shqiptarë në veri të Kosovës alarmuan Serbinë, reagon KFOR: Ky nuk është një provokim…

Emrat/ Humb jetën efektivja e Forcave të Armatosura, plagosen dy të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor, hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025

Aleanca Putin-Kim ndaj Ukrainës/ Zbulohet shkalla marramendëse e furnizimeve ushtarake të Koresë së Veriut për Rusinë

Carbone-Prodës: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Droni “kapi mat” rrjetin e trafikut të armëve, shiteshin armët në periferi për të shmangur vëmendjen

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.