Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Letoni ku humbi jetën, efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se është bërë shpërthimi i një mine.
Rama shpreh dhembjen dhe respektin më të madh për viktimën dhe dy të plagosurit, ndërsa shkruan në Twitter: Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë! Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj
Efektivët e forcave të armatosura kanë qenë pjesë e misionit të NATO-s për demontimin e armëve dhe minave në Letoni.
Shefi i Shtabit të FA-ve Bardhyl Kollçaku në një deklaratë për mediat dha dhe detajet për këtë ngjarje të rëndë.
“Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave ushtarake. Zarife Hasanaj ka mbetur e plagosur, dhe më pas ka humbur jetën si pasojë e plagave të marra, i plagosur Klodian Palushi, rreshter Julian Kapaj”, u shpreh Kollçaku, ndërsa shtoi se të plagosurit po marrin ndihmë të specializuar mjekësore dhe nuk ka vend për panik. (Lexo edhe këtu)
(E.K/FAXWEB.AL)