12:49 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot/ ”Ju gjetsha shëndoshë!”, kush është efektivja e FA-ve që u vra në Letoni. Misioni i mbetur në mes

11:53 | 06/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotot/ ”Ju gjetsha shëndoshë!”, kush është efektivja e FA-ve që u vra në Letoni. Misioni i mbetur në mes

Efektivet e FA

Efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj ka humbur jetën në Letoni, ndërsa komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se është bërë shpërthimi i një mine.

Hasanaj ka qenë prej disa vitesh pjesë e forcave të Armatosura, dhe duket se këtë gjë e kishte pjesë edhe të rrjeteve të saj sociale, ku postonte vazhdimisht video nga aktivitetet e ndryshme, te të cilat ishte pjesë.

Pak ditë më parë teksa nisej për në Letoni ajo ka marrë urimet e familjarëve të saj që të kthehej shëndoshë, po mesa duket ky ka qenë misioni i fundit për të. ”Beteja” me minat ka rezultuar fatale, pasi shpërtimi i njërës prej tyre ka shkaktuar vdekjen e 27-vjeçares.

Veç Hasanajt, dhe ngushëllimeve për famijen e saj, lutjet e të gjithë shqiptarëve shkojnë për dy personat që mbetën të plagosur, të cilët ndodhen nën kujdesin intesiv të mjekëve.

Zarife Hasanaj e veshur me uniformën ushtarake

Klodian Tanushi, qe mbeti i plagosur ne Letoni

“Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision“, njoftuan sot FA.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: efekticja e FAklodian tanushizarife hasanaj
Pas

Tragjedia me Forcat e Armatosura në Letoni, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime familjes!

Para

Helmimi i banorëve të Bulqizës, reagon ISHP: Shkak mund të jetë uji, të mos konsumohet!

Para
Helmimi i banorëve të Bulqizës, reagon ISHP: Shkak mund të jetë uji, të mos konsumohet!

Helmimi i banorëve të Bulqizës, reagon ISHP: Shkak mund të jetë uji, të mos konsumohet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuzë mjekut Kastriot Dallaku: Bëri një grafi dhe na këshilloi të shkojmë në shtëpi

Policia befason 39-vjeçarin që kishte mbjellë parcelën me kanabis. Në momentin e arrestimit po kujdesej për bim

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.