Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Letoni ku humbi jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit Major Klodian Tanushi dhe Rreshteri Julian Kapaj ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes në Letoni.
Në në një deklaratë për mediat Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, Leonid Kalnins si edhe sekretari i NATO-s, i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së ushtarakes që ndërroi jetë, ndërsa e konsideruan ngjarjen një incident tragjik.
Zyrtarët letonezë u shprehen se kanë nisur hetimet nga Policia dhe FA mbi shpërthimin që ndodhi paraditen e sotme.
Ata u shprehën se nde është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjecares shqiptare.
Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni u shpreh se për momentin është pezulluar trajnimi në këtë bazë deri në momentin që të zbulohen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.
I pyetur nga gazetarët për kompensimin e familjes së të ndjerës Komandanti tha që do bëhët në bazë të ligjit shqiptar por se janë të gatshëm të sjellin trupin në Shqipëri.
Komandanti tha gjithashtu se nuk është hera e parë që ndodh një shpërthim gjatë trajnimit.