Çelniku ishte njohur me Klodjanën vite më parë dhe kishin vendosur që të martoheshin. Nga kjo martesë, në jetë kishin ardhur dy fëmijë, me të cilët sipas Çelnikut nuk i kishte marrëdhëniet e mira. Midis çiftit, sipas asaj që rrëfeu Çelniku, kishte pasur gjithmonë debate dhe konflikte të vazhdueshme.
Një ndër këto konflikte ishte dhe martesa e vajzës së tyre në moshë të re, pasi ai nuk dëshironte që ajo të martohej pa mbaruar shkollën e lartë. Gjithashtu, Çelniku shtoi se Klodjana nuk i tregonte problemet që fëmijët kishin. I lodhur nga këto të fshehta, ata kishin nisur të debatonin me njëri-tjetrin. Pas konflikteve të vazhdueshme, Klodjana kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin.
Çelniku kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Klodjanës një mundësi tjetër, që familja të bashkohej përsëri. Klodjana nuk e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio, por gjithsesi Çelniku vendosi që t’i drejtohej me këto fjalë:
“Klodjana të kërkoj që të më falësh për gjithçka, pasi gabimet janë bërë si nga ana ime, ashtu dhe nga ana jote, por në përgjithësi nga ana ime. Problemet ekonomike që kemi pasur më kanë detyruar që të jem më i rreptë dhe më i ashpër se ç’duhet, prandaj më fal”.
Në studio, Çelniku rrëfeu se kurrë nuk kishte ushtruar dhunë fizike mbi Klodjanën, por sipas tij, ajo ndikohej nga prindërit e saj, të cilët nuk e donin dhëndrin për shkak të konfliktit që kishin pasur për një pronë.
Lidhur me këtë ka reagur edhe vajza e Çelnikut, e cila tregon anën tjetër të hsitorisë. Me anë të një letre të publikuar nga “Anabel”, ajo shprehet se bashkë me të vëllanë nuk e kanë konsideruar veten kurrë me baba.
“Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba. Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës”, shkruan ajo e cila del në mbrojtje të të ëmës duke përdorur një fjalor tepër fyes ndaj të atit.
Letra e plotë:
Përshëndetje o njerëz shqiptarë që nuk lini rast pa ofenduar dhe poshtëruar të tjerët për jetën e tyre. S’kam shkruar për jetë time ndonjëherë, as në ndonjë temë, as në ndonjë status. Por, kur babai im doli në ekran mbrëmë për të poshtëruar mamin tim që ka qenë më e duruara, më e qeta në atë shtëpi, këtë nuk munda ta përtyp.
Unë dhe vëllai im s’e kemi konsideruar veten kurrë me baba. Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba. Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës. Për të kemi qenë fëmijë të këqinj dhe pse? Sepse unë një burrë desha, një mora dhe vëllain sepse ishte i urtë dhe nuk kthente gjysmë fjale.
Sa për dijeni të atyre njerëzve që mamin tim e bëjnë gjarpër, turishpifru dhe turikalë, më mirë të kthejnë sytë nga vetja se mund të kenë ndonjë hall më të madh se ne. mami im dhe atë kafshatën e saj e ka ndarë me atë burrë që i ka falur vetëm sëmundje. E dini ju ç’bënte mami im një në tre ditë në atë shtëpi? Ajo grua që sot i ka mbetur vetëm dy lekë fytyrë, villte vrer migrene nga ai njeri i fëlliqyr, i ngjirej zëri nga tiroidet dhe i janë mbushur këmbët me variçe duke mbajtur në kamëbë shtëpinë, fëmijët dhe atë burrë që s’e ka merituar kurrë kujdesin e saj.
Mami im është një gjyshe që mendon për një mbesë që ka (edhe kur dy çokollata i fal i duket mrekulli) dhe jo si ai që engjëllin tim e ka mallkuar që kur e kisha në bark. Ndaj do ju lutesha të mos gjykoni e të mos qeshni njeri pa e njohur. Asnjë nënë nuk do të quhet kurvë pa arsye dhe asnjë fëmijë nuk do që nënën që i ka rritur me forcën e shpirtit t’ia poshtërojnë në këtë lloj mënyre.
Ndërkohë pas kësaj letre ka reaguar edhe Çelniku I cili përgënjeshtron deklaratat e të bijës duke thënë se si e pa shkollë që është aq din dhe aq thotë.
“Vajta për të thënë një të vërtetë, që puna të shkonte mirë. Por vajza ime gjithmonë ka qenë shkaktarja që kjo familje të mos bëjë përpara, por është mësuar që të hajë krahët e babait e të nënës së vetë, duke i shkaktuar edhe migrenë me kërkesat dhe ligësitë e saj”, shkruan Çelniku në kundërpërgjigje të letrës së të bijës.
Reagimi i plotë:
Unë quhem Çelnik Vreshta. Jam personazhi i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’. Jam nga Korça. Dua t’ju sqaroj fjalët e sime bije. Nuk janë fare të vërteta, ajo kërkon që të njollosë emrin e babait të saj. Sepse ajo aq shkollë ka dhe aq thotë. Nuk e di përse i thotë ato fjalë të pavërteta, sepse unë në atë emisionin vajta për të ribashkuar familjen dhe nuk vajta për arsyen që të bëja të ligë as bashkëshorten dhe as fëmijët. Vajta për të thënë një të vërtetë, që puna të shkonte mirë. Por vajza ime gjithmonë ka qenë shkaktarja që kjo familje të mos bëjë përpara, por është mësuar që të hajë krahët e babait e të nënës së vetë, duke i shkaktuar edhe migrenë me kërkesat dhe ligësitë e saj.
Përsa i përket djalit, është një adoleshent, i cili nuk ka faj dhe nuk ka ligesinë e të motrës, por thjesht ai ndjek hapat e mamasë dhe të motrës, që këto të dyja përfitojnë nga urtësia e tij. Faleminderit për mirëkuptimin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)