Vijon për të disajtën muaj rresht tashmë kalvari i protestave të banorëve të Unazës së Re, kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre.
Miëpo, kësaj here banorët kanë vendosur të protestojnë ndryshe nga herët e tjera, duke zgjedhur që indinjatën e tyre kundrejt kryeministrit Rama ta shprehin përmes çadrave me sloganët “Rama ik”.
I pranishëm në protestë, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu kërkoi nga të pranishmit të luftojnë kundër padrejtësisë që i ka prekur, duke bërë fajtor Qeverinë.
“Të dashur miq, edhe ne sot të gjithë bashkë do gjejmë forcën së bashku për të luftuar padrejtësinë. Padrejtësinë që bëhet duke mbajtur qytetarët në burgje. Padrejtësinë që bëhet te Unaza, që keni 28 vite që paguani taksat në këtë qytet që votoni në këtë qytet. Jeni një nga ata që kanë në dorë miliarda euro me pallate. Fitorja jonë është e sigurtë vetëm nëse bashkëpunojmë me njëri tjetrin.”-u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Ndërsa një nga banorët, nuk ka nguruar të shprehi akuzat kundër qeverisë Rama, duke u shprehur se ai së bashku me banorët e tjerë po e kupton se kush është në të vërtetë kryeministri, Edi Rama.
“Desha të di për çfarë na akuzon kryetari i Bashkisë dhe Qeverisë. Zoti kryeministër shtëpinë time e prishe, tashi po dëgjoj se kush je. Do flas për çfarë iu akuzojme ne juve. Ju kemi kapur me presh në dorë, me projektin korruptiv. Gjithmonë ju mashtrokan.”- u shpreh një nga banorët.