00:53 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria harron Skënderbeun/ Pas jubileut të 550 vjetorit të vdekjes, askush s’kujtohet për të në përvjetorin e lindjes

21:29 | 06/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria harron Skënderbeun/ Pas jubileut të 550 vjetorit të vdekjes, askush s’kujtohet për të në përvjetorin e lindjes

Pas vëmendjes së madhe që iu dha figurës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut vitin e kaluar, vit i cili u shpall edhe si “Viti i Skënderbeut”, këtë vit mesa duket askush nuk është kujtuar për të bërë qoftë edhe një urim apo shprehur një mirënjohje për të në ditën e ditëlindjes së tij.

Gjergj Kastrioti, i lindur më 6 maj 1405 ditën e sotme ka shënuar 614 vjetorin e tij. Ndërsa në një shkrim të tij Zevendeskryetari i LSI-se, Luan Rama ka kritikuar mungesën e vëmëndjes ndaj Heroit Kombëtar në këtë përvjetor të tij të lindjes duke u shprehur se “nderimi, respekti, mirënjohja e dedikimi shtetëror e i çdo shqiptari nuk mund të jetë vetëm jubilar dhe as sipas qasjeve individuale apo shijeve sezonale të qeverisë.”

Duke ironizuar mos përkujtimin e datës së lindjes së Skënderbeut Luan Rama shperhet se “përkujtimi i datës së lindjes është tepër i rëndësishëm pasi që më parë se të ketë një datë të vdekjes, Skënderbeu ka një datë të lindjes gjë që me sa duket mungon në kalendarët e autoriteteve shtetërore në Shqipëri!”

Mirëpo, në kritikat e tij Luan Rama nuk ka kursyer as akademikët e profesorët e historisë, të cilët sikurse është shprehur ai, nuk thanë as edhe një fjalë të vetme në ditën e lindjes së Heroit tonë duke u shprehur se kjo negrizhencë apo harresë ndaj kësaj figure është për të ardhur turp.

“As akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme!

Mbase ata e harruan! Ose  ndoshta më e saktë është të them që nuk e dinë se sot Skënderbeu ka datëlindjen! Turp është pak! Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!”

Shkrimi i plotë i Luan Ramës:

Çfarë shteti – asnjë veprimtari,
asnjë fjalë në datën e lindjes
së Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Viti i Skënderbeut, siç u shpall prej qeverisë shqiptare viti 2018 në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, ngjan shumë i largët jo në kuptimin kohor, po prej harresës dhe hipokrizisë shtetërore, prej fallsitetit e fasadës butaforike.

Sepse, nderimi e respekti, mirënjohja e dedikimi shtetëror e i çdo shqiptari ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve nuk mund të jetë vetëm jubilar dhe as sipas qasjeve individuale apo shijeve sezonale të qeverisë.

Aq më tepër, që më parë se të ketë një datë të vdekjes, Skënderbeu ka një datë të lindjes, që me sa duket mungon në kalendarët e autoriteteve shtetërore në Shqipëri!

Nderimi e respekti për Heroin tonë Kombëtar, për Gjergj Kastriotin, për Skënderbeun shqiptar, duhet të jetë i përhershëm dhe i përjetshëm!

Mirëpo, për fat të keq e për turpin e autoriteteve shtetërore shqiptare, nuk ka ndodhur e nuk po ndodh kështu!

Sepse sot në datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, i cili ka lindur më 6 maj 1405, askush ndër autoritetet shtetërore, as qeveria e Edi Ramës, as Presidenti i Republikës, por as akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme!

Mbase ata e harruan! Ose ndoshta më e saktë është të them që nuk e dinë se sot Skënderbeu ka datëlindjen!

Turp është pak!

Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!

Pas

Marin Mema përgjigjet publikisht për statusin ‘Non Grata’ në Greqi: Ata kanë frikë se tregojmë disa të vërteta

Para

“Ndërkombëtarët nuk e zgjidhin krizën”, Berisha: Do të ketë përplasje të fuqishme

Para
“Rama, Maduro i Evropës”, Berisha tregon si do të rrëzohet qeveria

"Ndërkombëtarët nuk e zgjidhin krizën", Berisha: Do të ketë përplasje të fuqishme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.