Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer ditën e sotme pasi i është vënë lëndë plasëse tritol. Ngjarja është regjistruar sot në qytetin e Rrëshenit.
Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit Antonin Gjini po nga qyteti i Rreshenit. Mësohet se automjeti ka shpërthyer gjatë kohës që ka qënë i parkuar dhe fatmirësisht drejtuesi i tij e ka konstatuar përpara se të nisej për të dërguar fëmijët në shkollë.
Ende nuk dihet sasia e lëndës shpërthyese dhe shkaqet e vendosjes së tritolit në makinë. Sipas burimeve Antonin Gjini nuk është person me ndonjë post publik.
Sipas informacioneve, Gjini ishte duke transportuar fëmijët e tij të vegjël në shkollë, pa e ditur se automjeti kishte qënë një “minë me sahat” e cila mund të shpërthente nga çasti në çast.
Grupi hetimor po punon per te zbardhurt te plote shkaqet e ketij shperthimi, ndërkohë që mësohet se shpërthimi ka qënë aq i fortë sa ka pasur dëmtime dhe në ndërtesat përreth, duke thyer kështu xhamat e tyre.
Njoftimi i policisë:
Mirditë
Me datë 06.05.2019, në Rreshen ,Mirditë në një mjet të parkuar,në përdorim të shtetasit A.Gj.,48 vjeç,banues në Mirditë, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar eksplozive.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit