E ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka folur për aksionin e marrë një ditë më parë në qytetin e Sarandës. Sipas gazetares nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj ishte një anëtar aktiv i bandës, që akuzohet për trafikim të kanabisit.
“Janë tetë të arrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i bandës, nga burimet thonë që merrej me trafik droge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një trafikim në sasi të mëdha kanabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, tha Klodiana Lala.
Kujtojmë se deri tani janë zbuluar identitetet e 5 personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje zyrtare rreth operacionit, por sipas burimeve mësohet se grupi mbahej nën vëzhgim prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës.