Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës së Kasharit ka rënë në prangat e Policisë, së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues.
Burime bëjnë me dije se ish-kreu i komunës akuzohet për flasifikim të dokumentave, që kanë të bëjnë me lejen e ndërtimit të dhënë për palate në këtë zonë.
Një ditë më parë po për këtë çështje u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar Jurgen Memishaj. (Lexo këtu)
Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.
I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushi. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.
Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memisha në pranga ka rënë edhe ndërtuesi Stefan Caushi. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.
(E.K/FAXWEB.AL)