22 persona janë arrestuar nga ana e policisë shqiptare në bashkëpunim me atë greke, në një operacion që ka vijuar prej dy ditësh në jug të vendit.
Mësohet se grupi funksiononte kryesisht në trafikimin e drogërave nga Shqipëria drejt Greqisë. Detajet do të bëhen publike në një deklaratë të Ardi Veliut pak minuta më pas në drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.
Kujtojmë se Florenc Llanaj është dhe nëndrejtor i spitalit të Sarandës.
Qyteti i Sarandës është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë.
Vijon…