16:21 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita e Ramës te fabrika e miellit, banorët e Astirit organizohen ‘’aty për aty’’. Bllokojnë rrugën (Video+përplasjet)

10:38 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita e Ramës te fabrika e miellit, banorët e Astirit organizohen ‘’aty për aty’’. Bllokojnë rrugën (Video+përplasjet)

Informacioni se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Fabrikën e Miellit në Tiranë ka bërë që banorët e Astirit të dalin në protestë paraditen e sotme dhe të bllokojnë rrugën.

Banorët që protestojnë tashmë prej 7 muajsh, shprehen se nuk do të lejojnë kalimin e kryeministrit Rama, pavarësisht se në zonë ka dhe forca të shumta policie.

Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu bjenë borive, dhe kërkojnë që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve.

Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë.

‘’Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anulloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, shprehet një prej banoreve në drejtim të punonjësve të policisë.

Një prej përfaqësuesve të policisë insiston se protesta është e paligjshme, i frymëzuar padyshim dhe nga ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugëve me propozim të kryeministrit Edi Rama mund të sjellë dënimin me 3 vite burg.


(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: perplasje te astirirama ne astirvizita e rames
Pas

Aksident me makinë në Vlorë, plagoset një person

Para

Lirohen pas 500 ditësh burgosje 2 gazetarët e Reuters

Para
Lirohen pas 500 ditësh burgosje 2 gazetarët e Reuters

Lirohen pas 500 ditësh burgosje 2 gazetarët e Reuters

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

Debatet në KAS për Durrësin/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut: Më thatë se po të gjendeshin shkelje, do e bënit! Do shkoj në Kushtetuese

“Ekonomia shqiptare në trend pozitiv”, Sejko pret në takim ambasadorin e Spanjës: Turizmi promotor i zhvillimit

Rekord trasaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-maj u transferuan 2.4 miliardë euro

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, ja çfarë dyshohet

Tiranë/ Lirimi i hapësirave publike, Polica Rrugore arreston 35 shoferë gjatë një jave, bllokohen 42 mjete

Tregtarët e Shkodrës protestojnë para bashkisë: Të lirohen ambientet nga komuniteti mysliman

Mesazhi i Baba Mondit, Kryegjyshi i bektashinjve bëri thirrje për paqe dhe mirësi para festës së ashures

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.