Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite Kelmend Balilin.
Gjykata ka dhënë masën pak minuta më parë dhe Balili ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Balili akuzohet për ‘trafik droge‘, “strukturim të grupeve kriminale” “mosdeklarim të pasurisë’ dhe “falsifikim”.
Prokuroria kërkoi për të akuzuarin 18 vite burg i cili konvertohet në 12 vite.
Kujtojmë se Balili akuzohej për disa vepra penale, nga trafiku i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, e deri tek pastrimi produkteve të veprës penale.
Ish-kreu i Transporteve të Sarandës akuzohet gjithashtu për refuzim të deklarimit, deklarim të rremë dhe fshehje e pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.
Dyshohet se gjatë periudhës që ka qenë në këtë post, Kelmend Balili ka fshehur të ardhurat e siguruara nga trafiku i drogës në drejtim të Greqisë.
Kujtojmë se Balili qëndroi për disa vite në arrati, dhe si përfundim u vetëdorëzua në Polici, në kohën kur dosja e tij u dërgua në Gjykatë.
Balili do të vuajë dënimin e tij në një nga burgjet e Sigurisë së Lartë.