Sot në orën 14:00 në Gjykatën e Rrethit Tropojë, TOKA dhe 30 banorë lokalë janë thirrur ne seancën Gjyqësore për përdorimin e firmave të falsifikuara në konsultimet publike nga “Gener 2” dhe “Dragobia Energy” për të marrë lejen mjedisore për projektet e hidrocentraleve të ndërtimit në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Ndërkohë Gjykata Tropojës vendosi që nuk është kopetencë e saj për të gjykuar këtë çështje për të cilën të enjten Gjykata e Tiranës ka pretencë.
Në këto rrethana, lind një kontraditë mes Gjykatave dhe në këto kushte Gjykata e Lartë do të vendosi se kush e ka kopetencë për gjykim këtë çështje.
Një përfaqësues i shoqatës “TOKA” ju bëri thirrje gjykatesve si në Tiranë si në Tropojë, të bëjnë verifikimet si është marrë ajo leje ndërtimi në fshatin Dragobia.
“Do i lutesha gjykatësve si në tropojë dhe në Tiranë të bëjnë verifikimet si është marrë ajo leje ndërtimi në fshatin Dragobia. Ti shohin mirë firmat dhe vulat dhe të kuptojnë ku është korrupsioni aty brenda.”
Ndërkohë kryeplaku i fshatit tha: “Jam Sali Sokolaj,Ish-kryeplakuka falsifikuar emrin dhe firmën Jam kundër ndërtimeve të hec-eve ashtu sikurse gjithë bashkëfshatrët e mi.”
Një aktiviste e huaj u shpreh se është falsifikuar një dokument për të marrë lejen mjedisore dhe për të bërë HEC-ce në Valbonë.
Sipas saj, Gjykata e Tropojës e ka çuar cështjen në gjykatën e Tiranës por nuk merret përsipër nga kjo e fundit duke ia dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe me sa duket kjo është një tjetër tentativë për t’a zvarriturçështje.
“Është një situatë e çuditshme. Për këtë çështje është falsifikuar një dokumet dhe është përdorur për të marrë një leje mjedisore dhe për të bërë nje hec në valbonën dhe zonën e Dragobisë. Gjykata e Tropojës e ka çuar cështjen në gjykatën e Tiranës por nuk merret përsipër nga kjo e fundit.
Çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë të vendosë kush i ka kopetencat. Personat që janë denoncuar janë ish-kryeplaku Adem Metaliaj dhe Artila Ulaj”.
Shoqata “TOKA” shprehet se në mars të vitit 2018, TOKA dhe 30 banorë ngritën akuza penale kundër kryplakut Adem Metaliaj dhe administratorit “DE”, Artila Ulaj për konfirmimin se “nënshkrimet” e të vdekurve ishin të vlefshme dhe se këta njerëz kishin marrë pjesë në konsultimet e vetme publike, kërkesa ishte paraqitur në Prill 2013.
Ndër të tjera kjo shoqatë shprehet se në dhjetor 2018, Prokurori i Gjykatës së Tiranës rekomandon që çështja të pushohet pasi “edhe pse të vdekurit e kishin nënshkruar dokumentin, kjo nuk do të thotë se nuk ka ndodhur një mbledhje”.
Deklarata e plotë e shoqates “TOKA”:
Sot në orën 14:00 në Gjykatën e Rrethit Tropojë, TOKA dhe 30 banorë lokalë janë thirrur ne seancën Gjyqësore për përdorimin e firmave të falsifikuara në konsultimet publike nga “Gener 2” dhe “Dragobia Energy” për të marrë lejen mjedisore për projektet e hidrocentraleve të ndërtimit në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Në mars të vitit 2018, TOKA dhe 30 banorë ngritën akuza penale kundër kryplakut Adem Metaliaj dhe administratorit “DE”, Artila Ulaj për konfirmimin se “nënshkrimet” e të vdekurve ishin të vlefshme dhe se këta njerëz kishin marrë pjesë në konsultimet e vetme publike, kërkesa ishte paraqitur në Prill 2013.
Prokurori i Gjykatës së Tropojës vendosi që akuza të përfshinte dy çështje: 1) falsifikimin e nënshkrimeve dhe 2) përdorimin e një dokumenti të falsifikuar. Kjo çështje e dytë u dërgua në Gjykatën e Tiranës pasi ajo ishte jashtë kompetencave të Gjykatës së Tropojës, pasi përfshinte lejet kombëtare.
Në dhjetor 2018, Prokurori i Gjykatës së Tiranës rekomandon që çështja të pushohet pasi “edhe pse të vdekurit e kishin nënshkruar dokumentin, kjo nuk do të thotë se nuk ka ndodhur një mbledhje”. Prokurori gjithashtu deklaroi se i akuzuari Adem Metaliaj kishte raportuar se takimi ishte në fakt shumë i mirë, dhe kjo ishte dëshmi e mjaftueshme që takimi kishte ndodhur.
Tani duket se Gjykata e Tiranës më pas mori një vendim të dytë më 20 mars 2019, megjithëse as shoqata “TOKA”, as 30 personat e tjerë të përfshirë nuk janë njoftuar për vendimin dhe deri më sot askush nuk ka parë një kopje të vendimit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)