A duhet të heqim dorë nga stërvitja nëse mbajmë Ramazan? Po gjumi është më i mirë gjatë natës apo gjatë ditës kur agjeron.
Më poshtë po ju sjellim disa këshilla për t’i pasur parasysh gjatë Muajit të Ramazanit:
Mos hiqni dorë nga ushtrimet. Nuk humbni shumë muskuj dhe forcë nëse nuk merreni me fitness gjatë Ramazanit. Por, ju keni tendenca t’i përmbaheni më pak dietës, e kjo mund të shkaktojë më shumë humbje të forcës dhe muskujve sesa peshëngritja gjatë Ramazanit.
Ushqimi i shëndetshëm. Shumica e njerëzve shtojnë peshë gjatë Ramazanit. Arsyeja kryesore për këtë është se shumica e ushqimeve të Iftarit përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe yndyrave.
Hani mjaftueshëm. Ushqimi është energji. Nëse nuk hani mjaftueshëm ju nuk do të keni energji për palestër dhe nuk do t’iu rikuperohen muskujt mirë. Ju duhet të siguroheni që gjatë iftarit dhe syfyrit të hani ushqime të shëndetshme dhe të bollshme.
Mungesa e gjumit. Netët e shkurtra mund të shkaktojnë probleme të shumta – në fakt, mund të ndiheni edhe më pak të motivuar të shkoni në palestër. Prandaj, mundohuni që gjatë ditës të bëni gjumë mjaftueshëm.
Kur të ushtroni gjatë Ramazanit? Dy orë para se ta prishni agjërimin. Në këtë mënyrë mund të hani disa herë pas stërvitjeve dhe do të rikuperoheni më shpejt.