Gjykata ka vendosur që Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu, të arrestuar si pjesë e grupit Bajri,të lirohen nga burgu. Ata u arrestuan me bujë shtatorin e vitit të kaluar, mirëpo sipas arsyetimit të Gjykatës ata nuk kanë pasur lidhje me grupin Bajri.
Kujtojmë se Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, i konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të grupit.
Të dy këta persona do të qëndrojnë në arrest me burg shtëpie, derisa situata e tyre të qartësohet përfundimisht.
Kujtojmë se anëtarët e grupit Bajri akuzohen për disa vepra të rënda penale, si trafiku i drogërave, gjobvënie, vrasje, apo shantazh.
(E.K/FAXWEB.AL)