20:18 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykatësit po ‘bëjnë namin’, Xhafaj: Maxhoranca të qëndrojë larg bandave klienteliste

15:59 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykatësit po ‘bëjnë namin’, Xhafaj: Maxhoranca të qëndrojë larg bandave klienteliste

Ish-Ministri i Brendshëm Fatmi Xhafaj ka deklaruar sot nga foltorja e Kuvendit se gjykatësit që po presin procesin e  Vetingut, janë duke bërë namin me vendime skandaloze në këmbim të ryshfeteve, ndërsa paralajmëron maxhorancën të mbajë larg interesat klienteliste në dëm të reformës në drejtësi.

“Një pjesë e atyre që janë në pritje të Vetingut, pa asnjë droje morale dhe ligjore e kanë kthyer dhënien e drejtësisë në një shërbim ryshfetesh skandaloze“.

Ndërkohë ish ministri i ka bërë thirrje KPK-së që t’i vlerësojë denoncimet e qytetarëve dhe se largimi i këtyre gjyqtarëve duhet të shoqërohet dhe me procedime penale.

“Për këta syresh largimi nga sistemi duhet të shoqërohet me procedime penale e sanksione të tilla.  Ndaj KPK duhet ti mirëpresë denoncimet e qytetareve ndaj këtyre të pafytyrëve që po e keqpërdorin sistemin edhe në grahmat e tyre të fundit”, tha ai

Po Xhafaj nuk la pa shigjetuar dhe maxhorancën ku bën pjesë duke deklaruar se:

“Asnjë interes i yni politik apo personal, nuk duhet të ndikojë sadopak në përpjekjet për zbatimin drejtë të reformës në drejtësi. Ne duhet të kujdesemi për të mbajtur larg këdo që edhe brenda nesh ka interesa klienteliste të momentit në këtë proces”.

Xhafaj gjithashtu nuk harroi dhe opozitën duke i faturuar kostot e deformimit dhe humbjes së kredibilitetit të kësaj reforme.

“Lidershipi politik i opozitës jashtë sistemit vazhdon të tentojë ta deligjitimojë e dekurajojë procesin me shpresën e cenimit të kredibilitetit dhe deformimit të mundshëm të tij. Qytetarët shqiptar kanë gjithë të drejtën të na shohin si ideator dhe realizues të kësaj reforme historike, por aq edhe si garantë të paanshmërisë, objektivitetit dhe eficensës së saj”.

Ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Posaçëm në Drejtësi, në fund të fjalimit të tij të gjatë,duket se çoi dhe një mesazh tek kryetari i qeverisë, Edi Rama duke i ‘këshilluar’ shpërndarjen e pushteteve në mënyrë të balancuar.

“Një qeverisje të mirë për qytetarët nuk mund ta garantojnë pushtetet e përqendruara, por ato të balancuara dhe të kontrolluara, nuk mund ta garantojnë individët sado të zotë e qëllim mirë qofshin, por institucionet e forta mbështetur në respektimin e kushtetutës dhe ligjit”, tha ish-ministri Xhafaj. 

Etiketa: banda klientelisteFatmir Xhafajmaxhorancereforma drejtesiveting
Pas

Një tjetër kandidate e LSI-së, dorëzon formularin në KQZ (Emri)

Para

“Duhet të isha duke festuar, por duhet të merrem me fundërrinat”, revoltohet në ditën e lindjes Arbër Çepani

Para
Gjoba 40 milionëshe, Arbër Çepani në Fax News: Na trajtuan si trafikantë kokaine, punon si qeni nga mëngjesi në darkë dhe…

"Duhet të isha duke festuar, por duhet të merrem me fundërrinat", revoltohet në ditën e lindjes Arbër Çepani

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.