14:33 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Petrit Vasili: Disa të vërteta për tradhëtarët dhe kodoshët anti-Kosovë

16:08 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënimi i grupit të Emiljano Shullazit, Vasili: Ja problemi që doli në pah

Ish-deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se emrat e  atyre që nxisin konflikte dhe destabilitet në Kosovë dhe rajon nuk janë më të fshehtë.

Duke radhitur tre shtyllat mbi të cilat u ngrit pavarësia e Kosdovës që sipas Vasilit tradhëtarët kanë synuar ti hedhin në erë, ish-deputeti shprehet se nuk ka fuqi dhe tavolinë, që i zhbën dot.

“Këto tre dokumente janë shtyllat, që i lejojnë Kosovës që ajo të ecë pa u ndalur në rrugëtimin e saj jetik europian. S’ka fuqi dhe tavolinë, që i zhbën dot keto tre dokumente dhe tradhëtarët dhe kodoshët në Tiranë e Prishtinë janë shumë të vegjël për ti zhbërë ato”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ca te verteta per tradhetaret dhe kodoshet antiKosove !!!

Strategjia anti Kosove per pazar teritoresh,si nje perpjekje e erret,konfliktnxitese dhe destabilizuese kishte nevoje per tradhetare dhe kodoshe nga Tirana e deri ne Prishtine.

Tashme emrat e tyre nuk jane as mister dhe as kuorizitet pasi njihen nga te gjithe.

Por sa e rende eshte tradhetia kuptohet me qarte kur sheh se si ajo ka synuar te hedhe ne ere tre shtyllat mbi te cilat u ngrit pavaresia e Kosoves dhe perkatesisht
tre dokumentet, qe jane themeli i Kosoves se pavarur qe jane:

1.Percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit.

2.Percaktimi ne Deklaraten e Pavaresise.

3.Vendimin madhor dhe fondamental i 
GJYKATES NDERKOMBETARE te DREJTESISE.

Ja cfare percaktojne qarte keto dokumente

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste 
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu 
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës 
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të 
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

2.Ja ç’thote Deklarata e Pavaresise:

“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori:
në 22 korrik 2010,kur GJYKATA NDERKOMBETARE e DREJTESISE shpalli 
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën ajo u shpreh qarte dhe prere se :

“Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Keto tre dokumente jane kolonat,qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.

Keto tre dokumente jane shtyllat,qe i lejojne Kosoves qe ajo te ece pa u ndalur ne rrugetimin e saj jetik europian.

S’ka fuqi dhe tavoline, qe i zhben dot keto tre dokumente dhe tradhetaret dhe kodoshet ne Tirane e Prishtine jane shume te vegjel per ti zhbërë ato.

Ata jane fajtore pa alibi per kohen e cmuar,qe i humben Kosoves ne kete moment kyc te saj,per shperqendrimin e krijuar dhe per sherbimin antiKosove thjesht per interesat e tyre politike e personale te dites.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALEKSANDR VUCICDISA TE VERTETEedi ramakufijte e kosovespetrit vasiliTRADHETARET DHE KODOSHET
Pas

“Duhet të isha duke festuar, por duhet të merrem me fundërrinat”, revoltohet në ditën e lindjes Arbër Çepani

Para

VIDEO/ Vlora e mbushur me predha luftarake, alarmohet një tjetër fshat. Xhenierët zbarkojnë në Selenicë

Para
VIDEO/ Vlora e mbushur me predha luftarake, alarmohet një tjetër fshat. Xhenierët zbarkojnë në Selenicë

VIDEO/ Vlora e mbushur me predha luftarake, alarmohet një tjetër fshat. Xhenierët zbarkojnë në Selenicë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

Vrau tre shqiptarë dhe plagosi disa të tjerë në Prizren, Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

Korçë/ Matrikulloi 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia së bashku me 4 veterinerë, arrestohet tregtari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.