Protesta e organizuar nga ‘Lëvizja Vetëvendosja’ ka përfunduar pas 60 minutash.
Sipas pamjeve të trasmetuara drejtëpërdrejtë nga FaxNews është dukur se protesta nuk ka qënë aspak e qetë dhe thuajse gjatë gjithë kohës ka pasur dhunë nga Policia e Shtetit kundrejtë protestuesve.
Sipas informacioneve deri më tani janë shoqëruar 3 persona ku dy prej tyre janë identifikuar si Klajdi Bello dhe Godian Feraj, ndërsa identitetit i personit të tretë ende nuk është bërë i ditur.
Shpesh gjatë protestës, që Policia e Shtetit është shprehur si e paligjshme janë bërë thirrje për t’u tërhequr ndryshe për organizuesit por dhe protestuesit e tjerë do të ketë procedime penale.
Kujtojmë që gjatë protestës nuk janë lejuar as gazetarët apo fotoreporterët të qëndrojnë pranë protestuesve për të bërë kështu trasmetimin e drejtëpërdrejtë.
Ndërkohë që një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e tre protestuesve të ndaluar. Kujtojmë që protesta është nxitur nga një samit i cili pritet të mbahet nesër në Shqipëri dhe të pranishëm do të jenë dhe liderët e rajonit. Por mesa duket prezenca e Vuçiç dhe Daçiç, nuk mund të pranohet nga kjo lëvizje dhe mbështetësit e saj. Kërkesa e kësaj proteste ishte që dy liderët e sipër përmendur të shpallen ‘Non Grata’ në Shqipërinë.
Në videon e mëposhtme është njëri prej të shoqëruarve, Klajdi Bello, i cili me forcë futet drejt makinës së policisë nga dy meshkuj, veshur civil dhe pa asnjë mjet identifikimi.