Ish-deputeti I LSI-së Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se vizita e sotme mes Edi Ramës dhe Federica Mogherini ishte një kohë e humbur për të gjithë shqiptarët.
Sipas Vasilit Mogherini I ka harruar të gjitha parimet duke I mbyllur sytë dhe duke gënjyer për të vërteta që shqiptarët I dinë mirë.
Duke e cilësuar përfaqësuesuesen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, në ikje e sipër, Vasili nëpërmjet listimit të 7 pikave tregon realitetin të cilin Mogherini zgjodhi të përcillte sot dhe atë që është në Shqipëri.
Postim i plotë:
Mogerini ne ikje i ben qoken e fundit Edi Rames !!
Federica Mogerini ne ikje, flet per nje Shqiperi qe nuk ekziston.
Ajo habiti per keq shqiptaret duke dhene fakte imagjinare ne vend te te vertetave,qe ata i njohin mire.
Se pari:Eshte e vertete se 63 % e shqiptareve nuk e mbeshtesin reformen ne drejtesi dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se 80% e shqiptareve mbeshtesin ate.
Se dyti:Eshte e vertete,qe Shqiperia e ka marre rekomandimin per hapjen e negociatave qe ne vitin 2016 dhe dhe jo vjet kur thote Mogerini.Bile vjet Shqiperise ju shtuan edhe 7 kushte te tjera.
Se treti:Eshte e vertete qe reforma ne drejtesi eshte deshtim i plote,Shqiperia eshte pa drejtesi,pa gjykate kushtetuese dhe te larte,me veting me dy standarte dhe me nje KLGJ dhe KLP kur njerez pa integritet deri dhe bashkepuntore te sigurimit jane pjese e tyre dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se ajo eshte nje histori suksesi per tu marre shembull.
Se katerti:eshte e vertete se Krimi mbreteron dhe korrupsioni eshte thelluar me 8 shkalle sipas Transparence Intenational dhe nuk eshte aspak e vertete ajo thote Mogerini se korrupsioni eshte luftuar.
Se pesti: E vertete eshte qe qeveria dhe kryeministri kane dale nga sistemi dhe kane krijuar monizmin ne parlament dhe ne sistemin e drejtesise dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se qeveria ka permbushur detyrimet.
Se gjashti: Eshte e vertete qe media eshte kapur nga qeveria dhe liria e medias sipas Reportereve pa Kufi ka rene me 8 shkalle.
se shtati:Eshte e vertete qe Zgjedhjet e lira u shkaterruan nga krimi i organizuar dhe fajtoret nuk jane denuar,dosjet 339 dhe 184 jane bllokuar dhe kriminelet ne qeveri dhe jashte saj livadhisin si duan.
Pse Mogerini ju largohet te vertetave,perse i Mogerini i fsheh te vertetat,perse Mogerini nuk i evidenton keto te verteta?
Mogerini i habiti per keq sot shqiptaret.
Mogerini mbylli sot syte edhe perpara raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit.
Parimet e Europes se Bashkuar kane ne themel zgjedhjet e lira e te ndershme, transparencen,
demokracine funksionuese,shtetin e se drejtes,barazine perpara ligjit,luften pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka deshtuar ne te gjitha.
Me sa duket Mogerini ne ikje e siper i harroi rruges keto parime te medha te Europes qe aspirojne shqiptaret,por qe nuk ka aspak te beje me ate qe thote Mogerini ne alibine per qeverine e kapur te Edi Rames.
Gjynah.Mogerini qe nje kohe e humbur kot per shqiptaret.