Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë për të akuzuarit e tjerë Lulzim Marqinaj, Seit Hajderasi dhe Elton Skënderi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Prokuroria kishte kërkuar që masa për Balliun të jetë arrest me burg shtëpie, pasi ka shqytuar të gjitha provat dhe pamjet filmike që rëndojnë ndaj tij, ndërsa për tre banorët e Astirit që u arrestuan së bashku me Balliun, nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg.
Ish-deputeti demokrat u arrestua ditën e martë, teksa po protestonin së bashku me banorët e Astirit kundër kryeministrit Rama, që po vizitonte fabrikën e Miellit, dhe nuk u ndal që ti takonte.
Për shkak të përplasjeve me policinë, disa prej banorëve mbetën të lënduar, dhe morën ndihmë në spital.