Pasditen e sotem kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Mallakastrër.
Mes banorëve Basha duke u bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së 11 Majit, është shprehur se fati i 15 viteve të Shqipërisë do të vendoset në atë protestë kombëtare.
Gjithashtu Basha nuk ka lënë dhe pa përmendur se pse takimi ka filluar me vonesë, ku sipas tij ka qënë e pamundur t’i shkëputej mikpritjes së ngrohtë të banorëve të Gjirokastrës.
“Ky takim filloj me vonëse për shkak të mikëpritjese së ngrohtë që më kanë bërë banorët e Gjirokastër.
Vëllezër dhe motra nuk ka më Shqipëri blu dhe të kuqe, por është Shqipëria kuq e zi për të luftuar për shumicën e zhgënjyer, të dhunuar, të masakruar.
Sot në ditën e Europës është ora dhe vendi të themi se Shqipëria e shumicës së shqiptarëve të braktisur, në dorën e një grushti njerzish të cilët kanë vjedhur dhe grabitur gjithçka, sot është kohë që Shqipëria europiane të qëndrojë dhe për këtë duhet patjetër që Shqipëria e shumicës të fitoj.
Këto ditë që bredh anë e mban vendit shoh diçka që nuk e kam parë për një kohë të gjatë, shpresën.
Ne do t’ju japim fund zgjedhjeve me krimin, ne do ta lidhim fatin e qeveritarve me fatin e qytetarëve.
Nuk do të jenë peng i krimit më shqiptarët, do të jenë peng i shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm.
Ndaj është e domosdoshme që pjesëmarrja juaj të jetë e madhe në këtë betejë për të zgjuar shpresën e shqiptarëve.
Ju Mallakastra keni një rol të veçantë dhe do e them sot, mëngjesin e të shtunës së 16 shkurtit ishtE një orë vendimtarë për të ngjallur shpresën anë e mbanë vendit. Ishit ju të bashkuar demokrat dhe socialist.
Derdhuni në Tiranë në 11 maj, për të rrëzuar Shqipërinë e krimit dhe për të zgjuar Shqipërinë e shpresës. Do të vendoset fati i Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme ditën e shtunë.”– tha Basha
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/485022068905847/