Një tjetër grabitje nën kërcënimin e armëve (thikë), është kryer mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 1 të Librazhdit. Mësohet se autorë që kanë qenë disa kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Kjo është grabitja e disatë në ditët e fundit, ndërsa fenomeni vijon të frikësojë familjet shqiptare, ku në zonën e fshatrave të Vlorës, banorët janë shprehur se qëndrojnë roje natën, për shkak se numri i grabitjeve i ka kaluar 100.
Njoftimi i policise per ngjarjen:
Gjatë natës në lagjen nr 1, Librazhd, persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës, kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)