22:23 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Çmenduri të sfidosh BE-në”, Islami: Merkel dhe Macron nuk kanë nevojë për lobistë të flasin me Trumpin

10:20 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Na ke ngulur thikën pas shpine”, Islami zbulon si Gjermania ”i hoqi vizën” Edi Ramës (Video)

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka komentuar samitin e fundit të Brdo-Brujnit që u mbajt në vendin tonë, nën udhëheqjen e presidentit Meta.

Islami ka folur për pakënaqësitë që u vërejtën në këtë samit kur presidenti serb Vuçiç nuk pranoi që të bënte foto me presidentin Meta, apo fakti që Hashim Thaçi refuzoi drekën e shtruar pas samitit.

“Takimi i Tiranës, dhe qëllimi i gjithë kësaj nisme është të nxisë bashkëpunimin e vendeve të rajonit.  Kjo është dhe një kusht i BE-së, që vendet të fillojnë dhe të komunikojnë mes tyre, në mënyrë që të testohen bashkëpunimet mes shteteve. Samiti i Berlinit është një gjë tjetër, dhe Merkel dhe Macron kërkuan që ti jepnin një mesazh qytetarëve të Ballkanit, ku iu thanë drejtuesve të tyre të gjitha problemet që ata kanë”, u shpreh Islami.

Lidhur me dështimin e planit për marrëveshjen e ndryshimit të kufijve, Islami u shpreh se në lojë kanë qenë dhe personazhe të tjerë si Mogherini.

”Vuçiç nxori zbuluar Ramën dhe Thaçin, kur iu tha qytetarëve të tij se kishte dështuar plani për ndryshimin e kufijve. Mogherini ka qenë pjesë e lojës, dhe këtë e pamë dhe në samitin që u mbajt në Tiranë”, deklaroi ish-ministri.

Ish-ministri foli dhe për qasjet e fundit nacionaliste të Thaçit dhe Ramës, të cilët kanë nisur sulmet ndaj BE-së, duke thënë se kjo është një çmenduri, dhe nuk është e vërtetë që SHBA-të janë krah tyre.

“Ti thuash Merkelit dhe Macronit që nëse ju nuk na hapni derën ne shkojmë i biemë nga Amerika, është çmenduri. Kjo për shkak se sa të paguajnë këta lobistë, Merkel dhe Macron e marrin telefonin dhe flasin me Trampin”, u shpreh Islami.

Ndërkohë që lidhur me vizitën e Dodik në Tiranë, Islami tha se kjo ishte një vizitë formale, dhe nuk ka qenë presidenti Meta që e ka ftuar. Sipas Islamit, kryeministri Edi Rama përmes mediave të tij ka tentuar që të luajë me nacionalizmat, dhe se Dodik e kishte sjellë Meta në Tiranë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: islami ndryshimi i kufijvekastriot islami
Pas

Kontrabandonin mallra, arrestohen dy persona në kërkim një i tretë (Video)

Para

E quajti Fifin ‘balenë’ dhe ‘fuçi uthulle’, Ana Likës i ndodh e papritura

Para
E quajti Fifin ‘balenë’ dhe ‘fuçi uthulle’, Ana Likës i ndodh e papritura

E quajti Fifin 'balenë' dhe 'fuçi uthulle', Ana Likës i ndodh e papritura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.