Në pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për nëntetaren Zarife Hasanaj e rënë në detyrë në datën 6 maj në Letoni. Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Hasanaj dhe të gjitha institucionet shtetërore kanë ulur flamurin në gjysmështizë.
Efektivja Hasanaj është shpallur Dëshmore e Atdheut.
Të pranishëm në këto homazhe janë familjarë, të afërm miq,zyrtarë të njohur dhe ushtarakë.
Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari i ati i saj, e familjarë të tjerë. Me lot në sy ai ka ndëruar të bijën.
Trupi i nëntetares erdhi në atdhe ditën e djeshme dhe u prit dhe nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.
Gjatë shpërthimit në Letoni mbetën të plagosur dhe majori Klodian Tanushi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa rreshteri Julian Kapaj është jashtë rrezikut për jetën.
(j.b/faxweb.al)