04:24 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot/ Rikthehen tensionet në jug, ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat në gjuhën shqipe

11:57 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotot/ Rikthehen tensionet në jug, ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat në gjuhën shqipe

Ka zgjatur më pak se tre ditë qetësia në Jug të vendit, ku mëngjesin e sotëm janë dhunuar tabelat rrugore, që kishin si gjuhë të parë atë shqipe.

Ka qenë historiani Arben Llalla ai që ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa shton se tabelat janë rrëzuar nga ekstremistët grekë.

“Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke.

Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë…”, shkruan Llalla në Facebook.

Kujtojmë se lidhur me këto tabela ka pasur një përplasje që zgjati për disa ditë, mes përfaqësuesve të minoritetit dhe institucioneve shqiptare.

Fillimisht tabelat ishin vendosur me gjuhë të parë atë greke, dhe më pas me ndërhyrjen e ARRSH-së, tabelat u kthyen në normalitet, me gjuhë të parë atë shqipe. (Lexo edhe ketu)

Sipas ARRSH,  “këto tabela sinjalizuese po ashtu nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.

Si rrjedhojë, duke e konsideruar vendosjen e  këtyre tabelave në shkelje të procedurave ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe Policinë Gjyqësore, kanë ndërmarrë gjatë mbrëmjes se 4 majit masat për heqjen e këtyre tabelave duke eliminuar nga rruga 35 tabela sinjalizuese, të cilat ulnin sigurinë rrugore të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës.”

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: tabelat ne gjuhen greketabelat ne jug te vendittensione me minoritetintensione ne jug
Pas

Video/ Glauk Olldashi në krah të Bashës: Përshtypja e të huajve ndaj nesh, jo e mirë. Ne mund ta ndryshojmë

Para

Duke ngrënë domate në serat e Vlorës, ministri Çuçi: Nuk ka histori gjilpërash dhe as histori hormonesh (Foto)

Para
Duke ngrënë domate në serat e Vlorës, ministri Çuçi: Nuk ka histori gjilpërash dhe as histori hormonesh (Foto)

Duke ngrënë domate në serat e Vlorës, ministri Çuçi: Nuk ka histori gjilpërash dhe as histori hormonesh (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.