Majori Klodian Tanushi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Letoni ku ishte nën kujdesin intensive të mjekëve pas plagëve të rënda që ksihte marrë nga shpërthimi I një mine katër ditë më parë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së tij duke familjarëve të tij dhe tre fëmijëve.
“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Basha.
Edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të Tanushit duke thënë se humbja e tij ishte një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar.
“Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”, shkruan Lleshaj.
Ndërkohë, që lajmi për vdekjen e Tanushit u bë publik nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhçka, e cila përmes një postimi në faqen e saj në Facebook shkruan se ai është ndarë nga jeta disa minuta më parë (lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)