Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj ushtria shqiptare ka pësuar një tjetër humbje mbrëmjen e djeshme, me ndërrimin jetë të majorit Klodian Tanushi i cili ishte i plagosur rëndë gjatë çaktivizimit të minave në Letoni.
Të shumta kanë qenë reagimet pas ndarjes nga jeta të një tjetër heroi shqiptar.
Presidenti Meta është shprehur i tronditur pas lajmit të hidhur, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij morale për familjen dhe fëmijët e majorit Tanushi, në këtë moment të dhimbshëm për ta. “U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”, e mbyll ngushëllimin e tij presidenti Meta.
Mesazh ngushëllimi, po ashtu, pas lajmit të hidhur ka dhënë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Duke u përulur me nderim dhe mirenjohje të thellë para sakrificës sublime në krye të detyrës të major KlodianTanushit, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqëve të tij dhe lutem Zotit që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe”, ka thënë Berisha në mesazhin e tij, ndërsa nuk ka harruar t’i urojë shërim të shpejtë edhe rreshter Julian Kapaj.
Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet e saj për familjarët e Tanushit duke thënë se gjendet pranë saj dhe dhimbjes që ajo ndjen për humbjen e njeriut të shtrnjtë.
“Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi!
Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!
I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe! ???”, shkruan Kryemadhi.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi shkruan: Pikëllim ? ??
U prehsh në paqe mayor ?
Kujtojmë, komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, Major Klodian Tanushi, humbi jetën pas një beteje prej ditësh ku pas plagosjes rëndë ndodhej në spital në gjendje kritike për jetën, por megjithë trajtimin e specializuar nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi për humbjen e jetës së tij është bërë publik nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi të saj në rrjetet sociale (lexo këtu), ndërsa për një ngjarje kaq të dhimbshme ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj(lexo këtu).
Mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Meta:
“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!
U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”.
Mesazhi i ngushëllimit i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Mesazh ngushellimi!
Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasanaj dhe u plagose perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.
Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te najor KlodianTanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!
Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! sb