Në lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Vlorë, policia ka shoqëruar disa persona për të marr deklaratat e tyre. Janë shoqeruar 8 persona të cilët kanë qenë në vendngjarje në momentin e atentati dhe të afërm të personave të identifikuar tashmë si objektiv i atentatit.
Po ashtu janë zhvilluar kontrolle edhe gjatë natës duke ngritur edhe postblloqe në pikat kyçe të qytetit gjatë orëve të natës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë. Sipas bluve personat në automjetin tip “Land Rover” kanë qenë të maskuar me maska në kokë ndaj është i veshtirë identifikimi i tyre.
Policia është në kërkim të autorëve që prej paradites së djeshme ndërsa ende nuk është kryer asnjë arrestim i personave të dyshimtë si autor të ngjarjes.
Kujtojmë se paraditen e së premtes, në zonën e shëtitores Lungomare në afërsi të kompleksit Oslo, persona të maskuar, kanë qëlluar nga një makinë tip “Land Rover” në drejtim të dy shtetasve të cilët kanë qenë duke pirë kafe në një prej bareve të këtij kompleksi. Autorët, e dyshuar si amator, nuk kanë arritur të qëllojnë mbi objektivin, i cili mendohet të ketë qenë shtetasi Ines Hajrulla.
Ky i fundit, në shoqërinë e një tjetër personi në momentet e qëllimit me armën automatike, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri tip pistolete çka vihet re nga gjurmët e gëzhojave gjetur ne vendngjarje. Personat në “Land Rover”, janë larguar në drejtim të qytetit duke vijuar të qëllojnë me armën tip kallashnikov, ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar i rastësishëm, Dajko Cinemataj 58 vjeç. 58 vjeçari ka marr një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët me “Land Rover” janë larguar me shpejtësi në dalje të qytetit të Vlorës,ku dhe kanë marrë rrugën e fshatrave. Pak minuta më pas, në kodrat midis fshatit Babic e Vogël dhe Bunavi eshte gjetur automjeti “Land Rover” me targa të vjedhura totalisht i djegur. Pranë automjetit janë gjetur edhe 2 armët automatike. Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërsa ende nuk ka gjurmë të tyre.