05:59 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës/ Kërkuan leje deri në mesnatë, surprizon policia. Ja masat që priten të merren

13:53 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori me dhunë në makinë 13-vjeçaren, arrestohet i riu

Opozita e bashkuar do të mbaj mbrëmjen e sotme protestën e katërt të paralajmëruar në rang kombëtar, duke insistuar në kërkesën e tyre për largim të kryeministrit Edi Rama, dhe krijimin e qeverisë tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Protesta pritet të fillojë rreth orës 18:30 përpara kryeministrisë, ndërsa burime bëjnë me dije se opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa policia e Tiranës i ka lejuar të protestojnë  për rreth dy orë deri në 20:30.

Ende nuk dihet se si do të vijoi protesta e sotme, apo cilat janë pritshmëritë, ndërkohë që bëhet me dije se një numër i madhë efektivësh pritet të jenë të angazhuar gjatë protestës së sotme.

Po ashtu, përveç forcave të policisë godina e Parlamentit, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik dhe tela me gjëmba, një masë kjo e shtuar e policisë si masë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit, ndërsa  efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Masat e sigurisë gjatë protestës së sotme janë tepër të larta, ku veç numrit të shtuar të policisë, kemi një rritje të sigurisë edhe përmes instalimit të kamerave në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”  me rezolucion të lartë për të filmuar çdo lëvizje, ndërsa turmat pritet që të monitorohen nga godinat e larta,nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës.

Në gadishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

Pas

“Burrat e mëdhenj dhe karnavalet që qeverisin”, ish-deputeti: Protestat janë më e pakta për…

Para

Nga ish-gardisti i 21 Janarit tek drejtori i Teatrit të Kukullave, njihuni me disa nga kandidatët e PS-së

Para
Nga ish-gardisti i 21 Janarit tek drejtori i Teatrit të Kukullave, njihuni me disa nga kandidatët e PS-së

Nga ish-gardisti i 21 Janarit tek drejtori i Teatrit të Kukullave, njihuni me disa nga kandidatët e PS-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.