Ish-anëtarja e Asamblesë së PS-së Anila Çobani i është përveshur ish-zëvendësministres së Financave Irena Beqiraj, e cila kohët e fundit përmes disa reagimeve ka dalë kundër qeverisë Rama.
Çobani pa përmendur emra, thotë se personazhe të tilla që deri dje nuk kanë dhënë asnjë kountribut në parti, u ulën në rreshtat e para dhe përfituan benefite.
Socialistja e Vlorës shprehet më tej se partinë e bëjnë zemrat dhe jo postet e pushtetet, ndërsa vlen të theksohet se Beqiraj është prurje e pas viteve 2013 në PS.
Reagimi i plotë i Çobanit:
PER TË MOS HARRUAR…Lexoj diku ne media rrebelimin e nje ishI te Administrates Publike post 2013 per menyren si funksionon PS sot me “arrogance e frike” ..Mirekuptova te emerimet, perfaqesimin me profesionistë ..por kur e pashe ne rresht te pare , fare pak kohe pas emerimit si perfaqesuese e Forumit te Gruas Socualiste …u lendova !
Jo se duhej te isha une…absolutusht jo…aty pa diskutim duhej te ish Violeta, Azbia, Feleku, Valbona, Rovena, Eva e plot e plot emra te tjere dinjitoze te ketij Forumi !
Ne ate kohe heshta ! Sot jo !!! Smund te lejoj askend te flase si kontribuese Forumesh, pa aderuar asnje dite te vetme para 2013 ..e sot te flase ne emer te tyre ! Sepse PARTIA SOCIALISTE ka ecur ne nje opozite te veshtire e heroike dhe anetaret e FGS ishin shpirti dhe rrahja e forte e zemres !!
Nuk eshte tesera e marre ne kohe Pushtetesh qe te ben ta duash Forcen tende Politike ! Te ben zemra ! Prandaj sot nuk hesht dot me !!!! PARTINE SOCIALISTE E BEJNE ZEMRAT…APENDESITET NE KOHE PUSHTETESH JANE AKUTO FLEGMANOZ !!!
(E.K/FAXWEB.AL)