Ambasada amerikane ka reaguar në një deklaratë për shtyp duke kërkuar vendosjen e rendit dhe të qetësisë duke u ngarkuar përgjegjësinë drejtuesve të opozitës në lidhje me episodet e dhunës në protestën e sotme te opozitës.
“Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje“, shkruhet ne deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Protesta e sotme u shoqërua me përplasje mes palëve.
Në nisje të protestës shishe me benzinë dhe molotov u hodhën në drejtim të Kryeministrisë duke ndezur në flakë derën kryesore.
Gjithashtu dhe pas zhvendosjes së protestuesve drejt Parlamentit episode të ngjashme u shënuan, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe hedhje uji.
Deri më tani 13 policë janë të plagosur dhe 1 protestues të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës.
Episodi më i rëndë ishte dhunimi dhe arrestimi i sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapi (lexo).
Njoftimi zyrtar:
?? | Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.