Rreth 200 kilograme kanabis ka sekuestruar Policia e Sarandës në një aksion të organizuar në aksin rrugor Sarandë – Qafë Botë.
Burime kofidenciale raportojne se në këtë aksion është arrestuar një person, me iniciale K.LL i cili është prezantuar si një i afërm i një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë nuk ka ende asnjë informacion për këtë rast.