Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu, ku ka mbajtur një fjalë të shkurtër para simpatizantëve. Kryedemokrati tha se Rama i ka shpallur sot luftë opozitës, dhe se vendimi që do të merret është radikal.
“Vëllezër dhe motra, kjo ishte shpallje lufte nga Edi Rama, ndaj popullit të tij. Beteja jonë do të vazhdojë derisa ti japim fund marrjes peng të Tiranës, ju jeni sot ushtria demokratike. Unë do të shkëputem për pak kohë, ju mund të qëndroni në katin e parë të selisë”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme u arrestua me dhunë nga ana e policisë sekretari organizativ i PD-së Sait Dollapi. Nga raportimet e fundit mësohet se ai po merr mjekim në spitalin e Traumës.
(E.K/FAXWEB.AL)