Një mjet që ka qenë në lëvizje është djegur në Durrës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e flakëve.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Dajlanit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Brenda makinës kanë qenë duke udhëtuar dy femra, të cilat kanë dalë me shpejtësi nga mjeti.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja nuk kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikeset por pa mundur ta shmangin djegien totale të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.