17:04 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i fundit me Ruçin, 5 deputetë socialistë heqin dorë nga mandati. Emrat që i zëvendësojnë

10:32 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i fundit me Ruçin, 5 deputetë socialistë heqin dorë nga mandati. Emrat që i zëvendësojnë

3 prej deputetëve socialistë që do të garojnë në zgjedhjet lokale, kanë dhënë dorëheqjen sot nga mandati i tyre në Kuvend. Kështu në një foto të publikuar nga Pjerin Ndreu në rrjetet sociale, ata shihen duke pozuar në krah të Gramoz Ruçit.

“Dorezuam doreheqjet nga mandati i deputetit! Mirenjohje e Respekte per nje nga njerezit me te mire qe pata shansin te takoj ne politike. Komoditeti qe te jep Gramoz Ruci eshte mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe deputetet. Do na mungoje pjekuria, urtesia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Pesë deputët që largohen nga Kuvendi janë: Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj.

Sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Aktualisht Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe do të jetë deputetja më e re që i bashkohet Kuvendit.

Në listën e qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi pasohet nga Artemis Dralo. Dralo aktualisht është zv.ministre për Europën dhe punët e Jashtme.

Ndërsa sipas listës së Korçës Ilir Xhakolli do të pasohet nga Ardit Konomi. Ky i fundit është drejtor i shërbimit spitalor në Korçë.

Sipas listës së Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të garojë për bashkinë Përrenjas, do të pasohet nga Florenc Spaho. Spaho është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai gjithashtu mban postin e nënsekretarit organizativ për Elbasanin.

Nga ana tjetër Eljo Hysko, kryetari i FRESSH, është ai që pason emrin e Rakip Sulit, deputet i PS-së në Tiranë. Suli do të garojë për të fituar Bashkinë e Kamzës, që prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: eljo hyskoflamur golemiilir xhakollinuri belbajpjerin ndreurakip suli
Pas

Protesta e opozitës, Budina: Ndërkombëtarët flasin me standarde të dyfishta, me këtë qeveri Teatri nuk shpëton

Para

Ishte i dehur, 55-vjeçari bie në lumë. Djali i mitur sheh tmerrin me sy (Detaje)

Para
Berat, makina bie në lumin Osum, shpëton për mrekulli 24 vjeçari

Ishte i dehur, 55-vjeçari bie në lumë. Djali i mitur sheh tmerrin me sy (Detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

“Në kujtim të Gentianës”, komuniteti italian homazh për gruan shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti. Stoli ku ndodhi tragjedia lyhet me të kuq…

Erdogan- Putin bisedë telefonike: Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael

SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

Prokurori i Vlorës nuk justifikoi dot apartamentin që i dha vëllai, KPA largon përfundimisht Hyrjet Lamaj nga drejtësia

KQZ nis nesër rinumërimin e 2323 qendrave të votimit, ja cilat do të jenë subjektet e legjitimuara nga KAS për të pasur vëzhgues gjatë procesit

BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.