22:52 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e 5-të kombëtare, zbulohet kush do e zëvendësojë Sait Dollapin. Thirrja e PD-së për policinë

11:16 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U dhunua gjatë protestës së opozitës, shikoni se si e ndihmon policinë për të mbajtur nën kontroll turmën Sahit Dollapi

Në një kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë planifikuar protestën e 5-të kombëtare ditën e sotme, detaje të reja bëhen të ditura për mediat.

Mësohet se për shkak të gjendjes shëndetësore të Sait Dollapit, vendin e tij për komunikimin me policinë do ta marrë Ervin Minarolli.

PD i bën thirrje punonjësve të policisë që të distancohen nga aktet e dhunës ndaj protestuesve.

Kujtojmë se protesta e sotme Kombëtare, mbahet dy ditë pas asaj të 11 majit, dhe koha e organizimit të saj ka qenë shumë e shkurtër, dhe e ndikuar nga aktet e dhunës së ndërsjellë që u shënuan mbrëmjen e së shtunës.

Njoftimi i shpërndarë nga PD për mediat:

Partia Demokratike i ka ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste. Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë,  siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: protesta e 5 kombetareprotesta e opozites
Pas

Njihet si kritik i Erdoganit, gazetari rrihet keq me shkopinj bejsbolli (FOTO)

Para

”Je këshilltarja ime më e mirë”, deputeti shqiptar uron të bijën që studion në Hagë: Bëhu prokurore dhe gjyqtare e shkëlqyer!

Para
”Je këshilltarja ime më e mirë”, deputeti shqiptar uron të bijën që studion në Hagë: Bëhu prokurore dhe gjyqtare e shkëlqyer!

''Je këshilltarja ime më e mirë", deputeti shqiptar uron të bijën që studion në Hagë: Bëhu prokurore dhe gjyqtare e shkëlqyer!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.