Ka zgjatur pak orë arrestimi i deputetit të Kosovës Dardan Molliqaj, i cili është njëherësh dhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini. (lexo edhe ketu)
Molliqaj ishte arrestuar për shkak se kishte protestuar në vitin 2015 për lirimin e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga ana e zëdhënëses së Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.
“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, tha ajo.
(E.K/FAXWEB.AL)