Me siguri e mbani mend sfidën e famshme që u bë virale në rrjete sociale para disa muajsh: “10 years challenge”
Sfida konsistonte në publikimin e një fotoje në Instagram të dy imazheve të tua në një diferencë kohë prej 10 vitesh, për të krahasuar sa ke ndryshuar gjatë këtyre viteve.
Sigurisht që një sfidë e tillë kërkonte guxim dhe sportivitet, dhe ndryshimet për disa ishin të dukshme e për disa të tjerë dukej se ora kishte ndalur.
Jul Deda me sa duket i ka pëlqyer aq shumë sfida e njohur aq sa ka vendosur ta riktheje sërish në vëmendje ndryshimet e tij në harkun kohor në më shumë se se 10 vjet.
Aktori i njohur i humorit ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën janë bashkangjitur dy imazhe të tij: në të majtë ajo e para 11 viteve dhe në të djathtë, imazhi aktual.
“E tmerrshme. Në 11 vjet u bëra njeri”-shkruan Juli me shaka në mbishkrimin që shoqëron foton krahasuese të publikuar në profilin e tij ku dukshëm vërehen ndryshimet në peshë të aktorit.
Për hir të së vërtetës, Juli i vitit 2008 ngjan shumë pak me Julin e 2019-ës.
Një tjetër detaj që vëme re në fotot krahasuese është se përveç peshës trupore, Juli përgjatë këtyre viteve ka ndryshuar edhe stilimin e flokëve.
Kështu baluket karakteristike janë hequr dhe po, janë shtuar syzet./Blitz.al