Kryeminsitri Rama tha gjatë takimit me gazetarët se përgjimet nuk e implikojnë aspak sipas tij kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në afera kurruptive apo blerje votash.
Sipas tij, ato nuk ishin përgjime që vërtetonin diçka duke i quajtur thjeshtë referenca ku argumentoi më tej se përmes nxjerrjes së tyre është thyer edhe sekreti hetimor.
“Për sa i përket pyetjes tjetër, dolën përgjimet ishte shprehja për Vangjush Dakon. Mua nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim për Vangjush Dakon, mua më rezulton të kenë dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, por mes tyre dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Dakon dhe çuditërisht përsëri mes detyrimit karshi opinionit publik për t’i dhënë çdo informacion, sepse nëse del sekreti hetimor kjo nuk është përgjegjësi e gazetarëve dhe mediat nuk mund të thonë nuk e jap sepse këtë detyrim kanë ama detyrimi është për të ndarë qartë spektaklin dhe informacionin”
Rama përdori çështjen Tahiri si referencë për Dakon duke thënë se “kazani” i llafeve dhe disa horra kërkuan arrestimin për 24 orë të tij por që sipas tij gjithë ajo vorbull përfundoi në asgjë”, duke folur në mënyrë të paprecedentë para verdiktit final të drejtësisë, ndërsa çështja penale në ngarkim te ish-ministrit Tahiri vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Më detyroni të kthehem përsëri tek përgjimet që ishin një kazan i madh llafesh mes ca horrave dhe për të cilat u kërkua 24 orë burgosja e Saimir Tahirit. Nuk u nxor asnjë mësim nga fakti që gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg brenda 24 orësh rezultoi asgjë sipas prokurorisë së antimafias italiane.
Një mësim duhet nxjerrë besoj ashtu sikundër besoj e ka nxjerrë mësimin jurisprudenca që nuk e konsideron provë edhe një përgjim direkt, jo më një muhabet në një komunikim telefonik. Thënë këto, zëvendësimi qoftë i Dakos qoftë i Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre. Prej kohësh 3 mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë”, tha Rama.