Kryedemokrati Lulzim Bashan në një konferencë për shtyp është shprehur i gatshëm për ndërmjetësim me ndihmën e ndërkombëtarëve , por me rrëzimin e qeverisë Rama, dhe kthimin e një qeverie tranzitore.
“Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik.
Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partënrëve ndërkombëtare. U kam komunikuar ndërkombëtarëve se e mirëpres angazhimn e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qënë dhe janë gati të pëfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për tu kthyer shqiptarëve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshem të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos këtë me mundësi të marrë peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës. Parmet që udhëhqehin europën do të jenë ato euripaine. Precedentet nuk mungojnë, as në 91’ as në 97’, as në rajon, mungon vetëm vullneti i atij që mban peng vendin. Ky është qëndrimi me dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krizë e thellë politike nuk mbyllet me propagandën bajate të ERTV.”- u shpreh Lulzim Basha.