Ambasadori austriak Johan Sattler ka folur nga qyteti i Patosit për situatën e tensionuar politike në vendin tonë. Sattler shprehet se dënon dhunën në protestat e opozitës dhe u bën thirrje politikanëve që të gjejnë rrugën e një dialogu politik.
“Është koha për dialog politik. Janë bërë 5 protesta të mëdha ndaj ka ardhur koha që palët të ulen. Të ndalojmë retorikën e dhunës sepse urrejtja sjell urrejtje. Ndërkombëtarët janë të gatshëm për ndihmë, por përgjegjësia bie mbi drejtuesit. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por dënojmë dhunën në protesta”, tha ndër të tjera Johan Sattler.