22:51 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Borchard turp të kesh”, flet studentja e arrestuar: Qeveria duhet t’i trembet popullit, zgjedh të mos hesht

11:21 | 16/05/2019
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Borchard turp të kesh”, flet studentja e arrestuar: Qeveria duhet t’i trembet popullit, zgjedh të mos hesht

Studentja, Ana Azizaj, e cila u arrestua për parullën e shkruar në shtëpinë  e ambasadorit të OSBE-së Bernd Boschardt është lënë e lirë ditën e djeshme.

Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet social, Ana shkruan se fjalia ‘turp të kesh’ është mëse e merituar dhe edhe pse nuk u shkrua nga ajo thekson se qeverisë shqiptare duhet t’i vijë turp për situatën e krijuar në vend.

Postimi i plotë në Facebook

“Turp të kesh!” – Kjo fjali kaq e shkurtër bëri të ndahej Shqipëria në dy opionione kundër ndërkombëtarëve dhe pro ndërkombëtarëve, kundër qeverisë dhe pro qeverisë. Pavarësisht se parulla nuk është shkruar nga unë, unë e them me plot gojën: Turp të kesh!

Në Shqipëri, mendoj se nuk është momenti të ndahemi në gjysmë; jemi në situatën ku askush nuk do të jetojë më në Shqipëri, jemi në gjendjen ku askush nuk do të shkollohet në Shqipëri, jemi në situatën ku askush nuk beson më në sistemin tonë të drejtësisë, jemi në situatën ku askush s’është më i sigurtë, jemi në situatën ku askush s’e di ç’prodhime ushqimore konsumon më, jemi në situatën ku vazhdojnë të duan të na copëtojnë kufijtë, jemi në situatën ku rinia nuk punësohet, jemi në situatën ku profesioni i mjekut është rrënuar, jemi në situatën ku artin mundohen ta zhdukin, jemi në situatën ku duhet të jemi një.

Nuk ka rëndësi qeveria, nuk ka rëndësi flamuri partiak, nuk ka rëndësi mendimi i atyre, që komentojnë anglisht për situatën në Shqipëri. E vërteta është se Shqipëria nuk është mirë.

Nuk ka rëndësi reforma, që ndërmerret kur vazhdon i shërben Rilindjes; nuk ka rëndësi “vetting”-u kur i shërben Rilindjes; nuk kanë më rëndësi fotot dhe videot 3D për të menduar që Shqipëria është mirë, nuk kanë më rëndësi batutat e Kryeministrit. Rëndësia në këtë moment është Shqipëria.

Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit të saj. Ndaj, unë zgjedh të mos hesht; unë zgjedh të protestoj.

Shqipëria është e shqiptarëve, ndaj po vazhdoj e po them: Turp të keni për situatën që jemi!

Etiketa: ambasadori i OSBEana azizaje arrestuar
Pas

Zhduket pa asnjë gjurmë nëna shqiptare dhe vajza 2-vjeçare, kishte pak miq në qytetin anglez

Para

Donte të martohej me mashkullin që dashuronte, vret burrin me viagra dhe pilula gjumi

Para
Donte të martohej me mashkullin që dashuronte, vret burrin me viagra dhe pilula gjumi

Donte të martohej me mashkullin që dashuronte, vret burrin me viagra dhe pilula gjumi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.