Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj vijon të bëjë premtime ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjomë deri më sot në fushatat elektorale. Ndërsa,ai nuk është rezervuar ndaj Kokëdhimës duke i bërë madje edhe ftesë që ky i fundit të punojë për të, Kasaj po ashtu ka ritheksuar premtimin e tij të bërë kohë më parë se nëse vjen në krye të bashkisë Këlcyrë, do të hapi shtëpi publike.
“Në qoftë se dëshiron Koçua të vijë të punojë tek Azbiu, të marrë një rrogë goxha të mirë, po dëshiron. Se unë kam punë për të gjithë ata që e duan punën.
E pres këtë mbështetje nga njerëzit. Kjo është e kundraligjshme nuk lejohet porn ë qoftë se unë bëhem kryetar i Bashkisë së Këlcyrës iu premtoj që do të bëjë një referendum do detyrojë kryeministrin dhe Parlamentin e Shqipërsisë që ta fus urgjentisht legalizimin e shtëpive publike, pasi që është një e ardhme e madhe dhe për bashkinë Këlcyrë dhe fitimprurës. Të mos mendojnë ata që do ta bëjnë në rrugë të fshehtë. Në rrugë të fshehtë le ta bëjnë ata se nuk i ndalon njeri, porn ë qoftë se policia bashkiake i gjen në rrugë të fshehtë do t’i dënojë.”
Ndërsa i pyetur nga gazetarja se nëse ka pasur konflikte me kreun aktual të Bashkisë së Këlcyrës ai shprehet se jo, ndërsa shton se kur të vij në krye të qeverisë do të punësojë më tepër persona se Andoni sot.
“Unë nuk kam pasur debate me Klementin dhe ju them votuesve që nuk jam i dalë nga ai por nga Partia e Emigracionit të Shqipërisë për t’i marë karrigen Klement Andonit dhe për ta drejtuar unë Bashkinë Këlcyrë. Në qoftë se Klement Andoni ka future në punë 300 veta që e falenderojnë, unë do fus edhe 2000 të tjerë, kështu janë 2300 veta të punësuar në Bashkinë e Këlcyrës.
Klementi sot, biles pimë dhe një kafe dhe shko në zyrë më tha mua sepse e shoh që opinioni është ndezur tek ty dhe tek unë po shuhet.”