Pas dy javëve të para të majit me shi, moti mëngjesin e sotëm ka qenë me kthjellime dhe me diell. Po duket se kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi pasdite në shumë zona të vendit do të ketë shira të izoluar.
Ndërkohë që ultësira perëndimore do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit janë rritur në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në verlindje deri në 24°C mesdita në ultësirë.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.