23:09 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtirej si mjeke dhe kishte marrë mijëra franga nga komshinjtë e saj, arrestohet shqiptarja në Zvicër

11:18 | 17/05/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtirej si mjeke dhe kishte marrë mijëra franga nga komshinjtë e saj, arrestohet shqiptarja në Zvicër

Një 36-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar në Zvicër, pasi mashtronte duke thënë se ishte mjeke. Dyshimet janë se Imera I. i ka marrë një çifti zvicerian një shifër prej më shumë 200 mijë frangash duke u shtirur si mjeke.

Arrestimin e saj e ka konfirmuar  kryeprokurori i kantonit të Schaffhausen,  Andreas Zuber, duke thënë se kundër saj kishin mbërritur dy ankesa.

Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G.*, të cilit Imera ia ka marrë 212 mijë franga. Në mars 2019, ai e denoncoi në policinë e Schaffhausenit Imeran për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Gjithçka filloi në dhjetor të vitit 2017.  Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G* kishin një marrëdhënie fqinjësore me Imera I.

 “Ne shpesh kemi bërë ‘grill’ së bashku”, thotë G. Imera i kishte rënë ziles së tyre në një mëngjes.

 “Gruaja ime dhe unë vetëm po qëndronim ulur në mëngjes, kur ajo kërkoi urgjentisht 40 mijë franga”, thotë G. “Ajo tha se do të humbiste pacientët e saj nëse nuk do t’ia jepnim paratë”, thotë G.

Të nesërmen çifti vendosi ta ndihmonte fqinjen e tyre.

“Imera kërkoi paratë në dorë, të cilat ia dhashë, 40 mijë euro”, tha Georg G. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera do t’ia kthente atyre borxhin brenda një kohe të shkurtër.

“Ajo ishte mjeke, është parë shpesh me qese mjekësore, dhe ajo mund të krijojë pasuri”. Ata kanë treguar se ‘mjekja’ fitonte 30 mijë franga në muaj dhe prandaj mund t’i bënte lehtë paratë për ta kthyer borxhin deri në fund të marsit.

Ka madje dëshmi për paga të rreme, sipas të cilave, Imera është paguar 14.701.70 franga në muaj. Të gjitha dokumentet janë të rreme, siç u konfirmua në një e-mail të një shefi të spitalit të BNJ të viktimës.

 

Pas

Tragjedi në skenën e festivalit, vdes një person në Eurovision

Para

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Para
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.