Juventusi ka njoftuar se trajneri aktual i tij, Massimiliano Allegri, do të largohet nga posti në fund të sezonit.
Allegri dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, do të flasin për këtë në një konferencë për shtyp të planifikuar për ditën e nesërme në orën 14 në stadiumin Allianz.
Allegri qëndroi për 5 vite në krye të Juventusit, duke shënuar një ecuri shumë të mirë në Seria A, por pa mundur dot të shkëlqente në Ligën e Kampionëve. Pikërisht ky dështim ka bërë që aventura e Allegrit te Zonja e Vjetër të përfundonte.
(E.K/Faxweb.al)